Ministria e Pakicave: Përfaqësim i pamjaftueshëm i shqiptarve në Plavë dhe Guci

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave nuk është e kënaqur me nivelin e përfaqësimit të shqiptarëve në organet komunale në Plavë dhe Guci, por as në organet e tjera shtetërore, për këtë arsye kërkuan që të gjitha institucionet kompetente të ndërmarrin masa dhe veprime në mënyrë që të respektohet dispozitat ligjore dhe Kushtetuta dhe të fitohet përfaqësim më i madhë i popujve pakicë.

Drejtori i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve të pakicave dhe komuniteteve të tjera Leon Gjokaj, në deklaratën e tij për Pobjeda, kujtoi se Kushtetuta në nenin 79 pika 10 përcakton se pakicat kanë të drejtë në përfaqësim proporcional në organet publike, organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale.

Nënkryetari i Kuvendit t Malit të Zi, Genci Nimanbegu të hënën ka publikuar të dhëna për punësimin jo proporcional të shqiptarëve në komunat Plavë dhe Guci. Sipas informacionit të publikuar, në këto dy komuna nga 698 punonjës në institucione dhe organe shtetërore, vetëm 35 prej tyre janë shqiptarë. Si pas të dhënave të publikuar nga Nimanbegu midis gjashtë punonjësve të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Plavë dhe 17 në Gjykatën Themelore në këtë qytet nuk ka të punësuar asnjë shqiptarë.

Nga Prokuroria e shtetit në Plavë për Pobjeda thanë që nga gjashtë punonjësit dy janë të etnisë shqiptare, ndërsa informacionet e dhëna nga Nimanbegu për Gjykatën Themelore ishin të sakta dhe nga ky institucion, u konfirmuam që nuk kanë punonjës që e deklarojnë veten shqiptar, shkruan Pobjeda.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!