Ministri Dukaj nesër vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj së bashku me bashkëpunëtorët, nesër më 27 shtator do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë me ftesë të përfaqësuesve më të lartë të autoriteteve shqiptare.

Gjatë vizitës do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, disa ministra, si dhe deputetë dhe kryebashkiakun e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.
Dukaj poashtu do të tahohet edhe me rektorin e Universitetit të Tiranës.

Vizita e Dukaj pritet të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve fqinje, si dhe në eksplorimin e mundësisë së shkëmbimit të përvojave në nivel rajonal dhe perspektivave të përbashkëta në rrugën e integrimit evropian.

Vëmendje e veçantë gjatë kësaj vizite do t’i kushtohet shkëmbimit të informacionit mbi masat e rikuperimit nga sulmet kibernetike ndaj të cilave Mali i Zi dhe Republika e Shqipërisë janë ekspozuar së fundmi.

Shperndaje