Bushati takohet me diasporën shqiptare në Ankara

Me ftesë të homologut të tij turk, Mevlut Çavusoglu, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati po qëndron një vizitë zyrtare në Ankara, ku do të ketë takime me autoritetet më të larta shtetërore.

Bushati, vizitën e tij zyrtare në Turqi e nisi me një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara.

Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si e madhe në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës, raporton Tch.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e diasporës shprehën gatishmërinë për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Bushati pritet të takohet me përfaqësues të lartë të politikes turke.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!