Komuna e Ulqinit: Konkurs për ndarjen e bursave studenteve të talentuar për vitin shkollor 2016/2017

KOMUNA E  ULQINIT

SEKRETARIATI PËR ADMINISTRATË  DHE VEPRIMTARI SHOQËRORE

Në bazë të nenit 7 të Vendimit për ndarjen e bursave për studentët e talentuar te Komunës së Ulqinit, shpallë

Konkurs për ndarjen e bursave studenteve të talentuar për vitin shkollor 2016/2017

Komuna Ulqinit do t’u ndajë bursë studentëve të rregulltë më të mirë të talentuar të vitit të II – të dhe viteve të tjerë të fakulteteve, pa marrë parasysh vendin e studimit, nëse vendbanimin e kanë në territorin e Kominës së Ulqinit dhe që plotësojnë këto kushte:

Kandidati i (student) paraqitur ne konkurs  duhet te ketë më së paku noten mesatare 9 (nëntë) prej vitit të kaluar të studimeve.

Komuna e Ulqinit, duke pas parasysh kuadrot deficitare, bën dallimin e studenteve te fakulteteve në vijim: fakultetit të mjekësis, të ndërtimtarisë dhe fakultetit të arkitekturës, të cilët studenta duhen të kenë noten mesatare minimum 8.5.

S’bashku me fletëparaqitjen kandidati duhet te dorëzoj edhe :

1. Fotokopijen e letër njoftimit ose çertifikaten e nënshtetësisë;,

2.vertetimin e vendbanimit,

3. vërtetimin e regjistrimit të vitit akademik;

4. vërtetimin e provimeve të realizuar për vitin e kaluar akademik;

5. vërtetimin e notës e mesatare për vitin e kaluar.

Kandidati përpos dokumenteve të lart përmendura duhet të cekin në fletëparaqiotje edhe :

1. numrin e telefonit mobil ose fiks dhe

2. të dhënat mbi zhiro llogarin e studentit.

Afati per dorzimin e fletparaqitjes është prej  26.10 deri  26.11.2016

Fleteparaqitja dorëzohet me post ose në sportelin e byros të qytetarëve në Komunen e Ulqinit, me adresë të poshtë shenuar:

Komuna e Ulqinit – Sekretarijati per administratë dhe veprimtari shoqerore, rr. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për komisionin për ndarjen  e bursave studentave të dalluar.

Me hollësishte mund te informoheni në numrat e tel. 030/412-650, lokali 109, ose tek personi kontaktues: Ahmet Aloshi, mob. 069-034-228.

SEKRETARIATI PËR ADMINISTRAT DHE VEPRIMTARI SHOQ ËRORE

institucion. Në takim u fol edhe për donacionin e një aparati për ultratinguj dhe laboratorit për zonën e Anës së Malit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!