Markoviq propozohet për kryeministër

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike të Socialistëve mbajti sot mbledhjen në të cilën u vërtetua propozimi i kandidatit të kësaj partie, Dushko Markoviq, për mandatar të Qeverisë së re të Malit të Zi, shkruan Malësia.ME.

Kryetari i PDS-së Millo Gjukanoviq tha se ai personalisht e ka sugjeruar Markoviqin, i bindur në cilësitë e tij profesionale dhe njerëzore si dhe gatishmërin për të udhëhequr Qeverinë e re e cila në katër vjetët e ardhshme do të përballet me sfida të shumta, shkruan Malësia.ME.

“Këshilli qendror i kësaj partie përveç zgjedhjes së mandatarit, zgjedhi edhe ekipin për bisedime me partitë e pakicave dhe Socialdemokratet e Malit të Zi mbi formimin e Qeverisë e 41-të të Malit të Zi. Pritet që bisedimet do të zhvillohen shpejtë dhe e krejt puna të përfundohet deri më 10 ose 11 nëntor, pasi që paraprakisht duhet të konstituohet edhe përbërja e re e parlamentit”.

Pa marrë parasysh tërheqjen nga funksionet shtetërore, sipas shkrimit të gazetës “Pobjeda”, Millo Gjukanoviq me siguri do të mbetët në krye të Partisë Demokratike të Socialistëve, së paku deri në kongresin e ri që do të mbahet në verën e vitit 2020.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!