Nesër takim i ri: Shqiptarët do të insistojnë në ndryshimin e ligjit zgjedhor

Përfaqësuesit e partive të pakicave në mbledhjen e nesërme pritet që të harmonizojnë platformën përfundimtare që do t’i ofrohet Partisë Demokratike të Socialistëve, por edhe partnerëve të tjerë për formimin e shumicës parlamentare. Si pas burimeve të gazetës Pobjeda, si pjesë kryesore në platformë do të gjendet neni mbi vazhdimin e integrimeve evropiane dhe NATO, që janë definuar edhe si prioritet i politikës shtetërore.

Përveç platformës, e cila do të përmbajë kërkesat themelore të pakicave, secila palë individualisht do të dalë me dokumentin e saj në të cilin do të paraqiten kërkesat specifike politike, si pjesë integrale të procesit. Në platforma , ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme parlamentare, do të kërkohen afate më të sakta për zbatimin e marrëveshjeve dhe një lloj garancie për përmbushjen e kërkesave.

“Do të kërkojmë një shkallë shumë më të lartë të hapjes së institucioneve ndaj kuadrove që vijn nga popujt pakicë, rritjen e përfaqësimit në qeveri, administratë publike, gjyqësor, prokurori, polici dhe agjensitë lokale, si dhe në mediat publike,” thanë nga partitë e pakicave.

Siç mëson Pobjeda dhe transmeton Malësia.ME, shqiptarët në dokumentin e veçantë do të insistojnë në ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili do tu mundësojë hyrje më të lehtë në parlament sipas parimit të aksionit afirmativ.

Këtu llogarisin në mbështetjen e kroatëve, por jo edhe të boshnjakëve të cilët janë të kënaqur me ligjin zgjedhorë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!