Picula: Vendi i Malit të Zi është në BE pavarësisht vlerësimeve nga Raporti

Vendi i Malit të Zi është në BE edhe për kundër vlerësimeve kritike nga raporti për progres , ka deklaruar raportuesi i parlamentit Evropianë për Malin e Zi Tonino Picualla duke shtuar se Qeveria gjatë një viti të kaluar ka humbur rastin që të ruaj dinamikën e deritashme në procesin e asocimit.

Pas publikimit të Raportit të Progresit për Malin e Zi, Picula i tha Pobjedës se ishte i shqetësuar për ngadalësimin e integrimit.

I pyetur pse mendon se ka pasur një ngadalësim dhe kush është më përgjegjës për një situatë të tillë, Picula u përgjigj se beson sinqerisht, pavarësisht nga vlerësimet e arsyeshme kritike në Raport, se Mali i Zi ka një vend në Union si lider në procesin e anëtarësimit.

Sipas tij, pushteti aktual në vend ka përgjegjësinë më të madhe për gjendjen e regjistruar.

Shperndaje