Futbollistët e Deçiqit,Sutjeskës, Arsenalit dhe Iskra janë kualifikuar sot në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.
Deçiqi mundi Podgoricën 2:0 në kampin e FFMZ. Golin e parë për skuadrën nga Tuzi e shënoi Shofranac ndërsa rezultati final u vendos nga Boris Cmiljaniq në kohën shtesë.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në prill të vitit të ardhshëm.