Marrëveshja e ”Shqiptarëve të Vëndosur” me DPS: Tuzi komunë pa referendum në vitin 2018

Përfësuesit e koalicionit ”Shqiparët të Vëndosur” kanë dakorduar me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) platformën në bazë të cilës Tuzi do jetë komunë e plotë në vitin 2018, këtë e konfirmojë për ”Vijesti” një nga pjesmarrësit në negociata.

Sipas marrëveshjes, Kuvendi i Malit ë Zi në seancën pranverore duhet të miratojë ndryshimet në Ligjin për organizim territorial, sipas të cilit Tuzi do tëfitojë statusin e komunës pa shpalljen e referendumit.

Në atë dokument politik gjithashtu vend të veçantë me afate të sakta të plotësimit të marrëveshjes do të ketë kthimi i pronës në Valdanos, mbrojtja e Kripores, ndryshimi i ligjit për të mirat detare, ndryshimi i ligjit zgjedhor, ligjit për simbole nacionale…

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!