Takohën 5 kryebashkiakët shqiptarë në rajon të Tiranës,Prishtinës,Tetovës,Ulqinit dhe Preshevës (Video)

Pesë kryetarët e bashkive shqiptare, në rajon, u bënë bashkë në Konferencën e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare, që mbahet këto dy ditë në Tiranë.

Ata janë pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit, por edhe shkëmbimit të përvojave më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e faktorit shqiptar në qytetet ku drejtojnë.

Në takimin me kryebashkiaken e Tetovës Teuta Arifi, kryebashkiakun e Prishtinës Shpend Ahmeti, atë të Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky bashkëpunim nuk është një projekt nacionalist por praktik për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacione me njëri-tjetrin.

Më pas ata kanë dhënë dhe një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë vlerësuar nismën e krijimit të këtij Unioni dhe bashkëpunimit mes bashkive shqiptare.

Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë dhe në përfundim të konferencës, 5 kryetarët e bashkive më të mëdha shqiptare në rajon do të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh që lidhen me arsimin, kulturën, teknologjinë, inovacionin, dhe format e financimit./Malësia.ME/

veliaj4

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!