Qytetarët e Malësisë sot zgjedhin qeverisjen e re lokale. Qendrat e votimit jan hapur në ora 7:00 dhe qytetarët të drejtën e tyre për të votuar mund ta shfrytëzojnë deri në orën 20:00, kur dhe qendrat e votimit mbyllen. Të drejtë vote në Tuz kanë 11 mijë e 381 qytetarë.
Deri në orën 16:00 në Tuz kanë votuar 43.46% e votuesve të regjistrua deklaroi kryetari i Komisionit Zgjedhor në Tuz, Srgjan Raiçeviq.
12:20 Në Tuz deri në orën 12:00 kanë votuar 21% të votuesve.
Nkollë Camaj nga LDSH deklaroi për Vijesti se dita zgjedhore në Tuz është duke rrjedh rregullisht me disa probleme të vogla teknike.
10:00 Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Tuz, Srgjan Raiçeviq, tha se deri në orën 10 kanë votuar 8.10% e qytetarëve me të drejtë vote.