Bartësi i listës së DPS për Tuz Halil Dukoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar 15 mandate të sigurta dhe se beson se do të marrin edhe mandatin e 16-të.
Do të shohim se si do të zhvillohen negociatat, është e mundur edhe një koalicion i gjerë tha Dukoviq.
Bartësi i listës së ASH-së Nik Gjeloshaj tha se asnjë parti nuk ka shumicën.
Gjeloshaj tha se sipas të dhënave të tyre, DPS ka 15 mandate, Alternativa Shqiptare 7 mandate, Partia Boshnjake 3, LDSH 3, UDSH 2, SD dhe Demokratët nga një mandat.
Gjeloshaj për TV Vijesti deklaroi se ASH nesër do të vendosi a do i pranojnë zgjedhjet.
Gjeloshaj akuzoi DPS për presion dhe blerje të votave. Kemi zbuluar që disa kandidatë për këshilltar nga lista e DPS në makina kanë pritur para vendvotimeve, ndërsa qytetarët para dhe pas votimit kanë hyrë në ato automjete.
Gjeloshaj sot më heret kishte ftuar Prokurorin e Përgjithshëm, që në bashkëpunim me policinë të reagoj urgjentisht në Tuz. Ai kishte deklaruar që që situata në shumicën e vendvotimeve në Tuz është dramatike, si rezultat i presionit të madh të kryetarit të PDS Podgorica, Vlladan Vuçeliq.
Kemi prova konkrete, që DPS në Tuz ka krijuar mini shtabe pranë qendrave të votimit të kordinuara nga Vlladan Vuceliq, kishte deklaruar Gjeloshaj.
1 Comment