Sot në Malësi u zvilluan zgjedhjet lokale ku të drejtë vote kishin 11 mijë e 381 qytetarë.
Në orën 20:00 jan mbyllur të gjitha qëndrat e votimit dhe të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar rreth 60% e votuesve të regjistruar.
Gjatë ditës nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Demokratët kanë njoftuar për disa parregullsi. Bartësi i listës së ASH Nik Gjeloshaj tha se do të vendosin a do i prënojnë zgjedhjet.
Ai sot kishte ftuar publikisht Prokurorin e Përgjithshëm, që në bashkëpunim me policinë të reagoj urgjentisht në Tuz.
Siç tha Gjeloshaj situata në shumicën e vendvotimeve në Tuz është dramatike, si rezultat i presionit të madh të kryetarit të PDS Podgorica, Vlladan Vuçeliq. Ai kishte paralajmëruar se nëse vazhdohet me këto presione dhe metoda amorale, vëzhguesit e ASH nuk do të nëshkruajnë anjë Proces verbal dhe nuk do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.