Gjeka: Qeveria pakicë në krye me Abazoviqin një nga modelet e zgjidhjes së krizës politike

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka ka deklaruar se formimi i Qeverisë pakicë në krye me liderin e URA-së Dritan Abazoviqin është një nga modelet për tejkalimin e pat – pozitës momentale.

“Rikujtoj se ky ishte propozimi ynë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare. Pra, atëherë kemi menduar se është një zgjidhje adekuate, ndërsa edhe tani besojmë se është një urë për të mbërritur tek zgjedhjet parlamentare”, tha ai për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, ngjarjet fituan dinamikë dhe së shpejti situata do të jetë më e qartë jo vetëm sa i përket formatit të ardhshëm të Qeverisë, por para së gjithash ku po shkon ky shtet dhe kjo shoqëri./Ul-info/

Shperndaje