Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi komunën e Tuzit

Sot, Komunën e Tuzit e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj së bashku me Ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesinë e tij Z. Ridi Kurtezi, Drejtoreshën e përgjithshme për financa në Bashkinë e Tiranës znj. Jonida Halili, Drejtorin për media dhe komunikim në Bashkinë e Tiranës Z. Denis Dedej si dhe Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe kostum

Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit Z. Nik Gjeloshaj dhe përfaqësues të tjerë të Komunës. Në këtë takim të parë zyrtarë, ndër të tjera u diskutua për tema konkrete që prekin projekte të përbashkëta ndërinstitucionale.

Kryetari Gjeloshaj falënderoj kryebashkiakun Veliaj dhe mikun e tij të vjetër, për vizitën si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkia e Tiranës i ka dhënë Komunës së Tuzit që nga themelimi i saj.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Në anën tjetër Z. Veliaj përgëzojë kryetarin Gjeloshaj për zhvillimin dhe transformimin që po i bën qytetit. Ai, gjithashtu shprehu gatishmëri që në një të ardhme të afërt të bashkë financoi projekte në infrastrukturë apo ndërtimin e ndonjë sheshi, parku apo librarie, diçka që do të propozojë miku i tij i vjetër kryetari Gjeloshaj.

Komuna e Tuzit!

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Shperndaje