URA pa koment për propozimin e Gjeloshaj, pritet qëndrimi i DPS-së

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se formimi i një qeverie të pakicës, e mbështetur nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), me sugjerimin e kreut të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, do të ishte një levizje e rrezikshme.

Sipas propozimit të Gjeloshaj, në qeveri do të hynin partitë nacionale parlamentare dhe një pjesë e partive qytetare, të udhëhequra nga Lëvizja Qytetare URA, ndërsa kryeministër do të ishte lideri i tyre Dritan Abazoviq. Ajo qeveri do të duhej të mbështetej nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila nuk është deklaruar ende për këtë.

Qeveria të ketë mbështetjen e DPS-së, me kusht që të mos jetë pjesë e Qeverisë, në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fokusohemi në integrimin evropian, në radhë të parë në luftën kundër korrupsionit, krimit, për të filluar plotësimin e kërkesave të Komisionit Evropian në kapitujt 23 dhe 24. Përveç kësaj, të punohet për zhvillimin ekonomik dhe standardin e jetesës. të qytetarëve, si dhe qetësimin e tensioneve politike në Mal të Zi – thotë Gjeloshaj për REL.

URA pa koment për propozimin e Gjeloshaj

Për Radio Evropa e Lirë nga URA nuk dëshiruan të komentojë nismën e kreut të Alternativës Shqiptare.

Mirëpo, lideri i URA, Dritan Abazoviq, me 18 nëntor nuk e përjashtoi mundësinë e formimit të një qeverie pakicë.

Qeveria e pakicës ekziston si opsion, nuk e di si mund të arrihet, sepse qeveria ekzistuese funksionon pavarësisht problemeve. A mund të arrihet një qeveri e pakicës, politike, teknike, rikonstruarë… u tha Abazoviq gazetarëve në qendrën e PR.

Gjeloshaj: Konsultimet në vazhdim

Lideri i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka mbështetjen e partive tjera politike, të cilat sipas propozimit të tij, mund të marrin pjesë në Qeverinë e re potenciale, thekson se janë duke u bërë konsultime të rregullta edhe me partitë e tjera ta pakicave.

Gjeloshaj thotë se propozimi i është prezentuar edhe një pjese të komunitetit ndërkombëtar.

Në kontaktet tona joformale me ndërkombëtarët dhe me partnerët tanë në opozitë, ne e kemi prezantuar planin dhe kemi dërguar mesazhe edhe për ata që janë në shumicën aktuale parlamentare. Shpresoj se këtë vit do të mund ta fillojmë realizimin e këtij plani nëse ka vullnet dhe dëshirë, gjegjësisht nëse propozimi ynë është i pranueshëm – thekson Gjeloshaj.

DF paralajmëron se pa ta nuk ka qeveri

Nga Fronti Demokratik paralajmëruan se qeveria pa ta do të ishte antidemokratike, jolegjitime, diskriminuese, antievropiane, antiqytetëruese.

Ata duan një qeveri marionetë me DPS-në që do të ndante rrezikshëm Malin e Zi, “tha një nga liderët e DF, Nebojsha Medojeviq, i cili shtoi se do të dijnë të luftojnë” për lirinë dhe të drejtat e tyre, me mjete paqësore dhe demokratike si në Kuvendi dhe në rrugë.“.

Shperndaje