Nimanbegu: “Qeveria teknike nuk ka mandat për ta shtyrë Malin e Zi drejt Ballkanit të Hapur”

Qeveria teknike nuk ka një mandat për ta shtyrë Malin e Zi drejt Ballkanit të hapur, sepse ky do të ishte një hap prapa në integrimin evropian dhe marrëdhëniet e mira rajonale (politika e fqinjësisë së mirë), tha kryetari i Forcës Genci Nimanbegu.

“Me keqardhje mund të konstatoj se qeveria, e cila është në funksion që nga 19 gushti, po përpiqet të avancojë Malin e Zi drejt mbështetjes së nismës “Ballkani i Hapur””, tha ai, dhe shtoi se nuk ka asgjë për të mbështetur, gjë që siç thotë ai e konfirmon edhe Parlamenti Evropian!

“Kjo është e qartë për ne që nga viti 2017, kur ideja e Mini Shengenit u prezantua në Beograd nga ish-komisioneri Johannes Hahn dhe Vuçiq. Pa dialog dhe pa pajtim me të kaluarën e Ballkanit Perëndimor, nuk ka Ballkan të Hapur, dialog që mungon në Ballkan dhe veçanërisht në Mal të Zi”, tha Nimanbegu.

Shperndaje