UDSH: Në bazë të ligjit, çdo shqiptarë gëzon të drejtën e vendosjes së flamurit tonë kombëtar në çdo vend ku jetojnë dhe veprojnë

Pak ditë na ndajnë nga festa e Flamurit.

Në bazë të ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare në Mal të Zi, çdo shqiptarë gëzon të drejtën e vendosjes së flamurit tonë kombëtar në çdo vend ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve me kte rast fton të gjithë anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët ku gravitojnë shqiptarët që të vendosin në shtëpitë e tyre Flamurin tonë kombëtarë në shenjë respekti për këtë festë të shenjtë kombëtare.

Poashtu ftojmë edhe udhëheqësit e komunës së Ulqinit të cilët nuk e panë të udhës që të stolisin qytetin me rastin e festës së Flamurit, të ndërgjegjsohen dhë të na kthejnë frymën kombëtare në qytet.

🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Gëzuar 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Shperndaje