“Montenegro Airlines” nuk jemi sponsorë të Kombëtares Shqiptare

Ekipi i Kombëtarës Shqiptare në Kampionatin Europin në Francë me shumë gjasa do të fluturojë me “Montenegro Airlines”, por kompania ajrore nuk do jetë sposori i tyre.

Duke u thirrur në shkrimin e Malësia.ME “Montenegro Airlines” sot për gazetën Vijesti e ka mohuar se kjo kompania ajrore do sponsorizojë Kombëtarën Shqiptare në Kamapionatin Europian.

Nuk jemi sponsor të Kombëtarës së Shqipërisë, por në baza komerciale kemi transportuar sportistët nga shteti fqinjë.Kjo mund të vërtetohet duke shqyrtuar kontratat.

Ata theksuan se, si deri tani, për sponsorizime do të zgjedhin vetëm klubet malazeze.

Futbollistët shqiptarë në krahët e Montenegro Airlines kishin fluturuar për në Armeni, ku ata kan luajtur ndeshjen e fundit kualifikuese dhe arritur fitoren historike dhe kualifikuar në Kampionatin Evropian Francë 2016.

Sipas informatave jozyrtare të “Vijesti” ende nuk është rënë dakord nëse futbollistët shqiptarë do të udhëtojë në Francë me “Montenegro Airlines” por kompania ajrore malazeze është më e afërta kësaj pune./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!