Revizioni Shtetëror: Mendim me kusht për raportin financiar të LDnëMZ

Institucioni shtetëror i revizionit dha mendim me kusht për raportin financiar për vitin 2014, të cilin e dorëzoi Lidhja demokratike në Mal të Zi.

Siç thuhet, kjo parti nuk i ka harmonizuar në tërësi aktivitetet financiare dhe të tjera me rregullat që janë identifikuar si kritere.

Shtohet që mjetet e partisë me vlerë prej 3.680 euro janë transferuar në llogaritë e kryetarëve të degëve në Krajë (1.100 euro), Malësi (1.300 euro), Rozhaj (800) dhe Plavë (400)./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!