860 mijë euro më pak për Partitë politike

Partia Demokratike e Socialiste (PDS) ka propozuar ndryshimet e ligjit për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore, me të cilat financimet nga buxheti për këtë qëllim nga 0,6 sa janë aktualisht, do të zvogëlohen në 0,5%. Me zvogëlimi e mjeteve buxhetore për financimin e punës së rregullt, të subjekteve politike në Parlament, siç theksohet, do të realizohen kursimet në buxhetin për vitin 2017 rreth 860 mijë euro.

Ndryshimet e ligjit, të cilat i kanë propozuar deputetët Petar Ivanoviq, Miodrag Vukoviq, Predrag Sekuliq dhe Filip Vukoviq, do të zbatohen prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, deputeti i URA-s, Dritan Abazoviq konsideron se zvogëlimi i mjeteve buxhetore për financimin e partive politike, është truk marketingu, me të cilin nuk ka qasje sistematike dhe me të cilin nuk mund të realizohet konsolidimi afatgjatë fiskal.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!