Sot për propozim Buxhetin e 2017

Kuvendi i Malit të Zi, në mbledhjen e sotme, do të debatojë për propozim buxhetin për vitin e ardhshëm. “Shuma e propozuar për buxhetin  e viti 2017 është pasqyrim i situatës aktuale fiskale në Mali të Zi”, ka deklaruar ministri i financave Darko Radunoviq. Ai, në intervistën dhënë Televizionit të Malit të Zi, ka sqaruar se ky propozim ligj për buxhetin, sanon problemet në financat publike dhe mbron të ardhurat e pjesës më të madhe të qytetarëve të Malit të Zi.

“Me shtyrjen e aplikimit të shtesave për fëmijë, për një vit, do të kursehen rreth 1 milion e 650 mijë euro”, ka pohuar ministri Radunoviq dhe ka shtuar se nuk do të anulohen shtesat fëminore në bazë të kompensimit material të familjes. Përndryshe, me ndryshimet e ligjit mbi mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve që kanë arritur në procedurë kuvendore, në kuadër të masave të Qeverisë, futja e shtesave për fëmijë shtyhet për një vit. Shtesat për fëmijë, që kapin shumën 31.8 mijë euro, prej më 1 janar është dashur t’i marrin rreth 4 mijë e 300 fëmijë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, dhe që prindërit e të cilëve nuk marrin kurrfarë të ardhurash. Kuvendi kah fundi i shtatorit, përmes ndryshimeve të ligjit ka miratuar futjen e shtesave për fëmijë.
Shperndaje