Thaçi: “Marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka mbajtur fjalimin e tij para deputeteve të Kuvendit të Kosovës ku shpalosi punën e tij gjate këtij viti.

Presidenti në fjalimin e tij të fundvitit, i cili është obligim kushtetues, përmendi të arriturat e Kosovës dhe shtoi se viti qe kalon është një vit jubilar. Ndër të tjera, ai ka folur rreth politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

“Presim nënshkrimin e marrëveshjes finale në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve do t’i sjellë njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB.

“Lidershipi dhe qytetarët e Kosovës presin me padurim bekimin e kësaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë,  nën lidershipin tuaj president Trump”, ka thënë presidenti.

Thaçi përshëndeti votimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe përsëriti se nuk do të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

“Viti 2018 shënuam një sukses të rëndësishëm për Kosovën siç është votimi i demarkacionin me malin e zi dhe që sakrifikuat me mundin e juaj qe e anuluam e asociacionit me shumicë serbe, që tingëllonte sikur themelimin e një Republike Serbe në Kosovë. Si president i vendit zotohem se nuk do te themelohet një shtet asociacioni me elemente ekzekutive që do ta defunksionalizonte gjendjen në vend”, tha ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!