Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai mori 75 vota për, 29 kundër dhe 6 abstenime.
Konjufca u zgjodh pa një marrëveshje paraprake me partnerin potencial qeverisës, LDK-në, por që Lideri i LDK-së, Isa Mustafa sot është shprehur se do ta votojnë propozimin e Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit për të mos bllokuar formimin e institucioneve.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Arberie Nagavcin për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, LDK ka propozuar Kujtim Gashin, si dhe PDK ka propozuar Memli Krasniqin.
Të tre deputetët kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Sllavko Simiq nga Lista Serbe, dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakicë janë zgjedhur gjithashtu nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.