Mandiq thirrje serbëve të jenë gati për konfrontim

Tensionet janë ngritur sot në Mal të Zi ndërsa deputetët e Parlamentit debatojnë për projektligjin për Lirinë e Fesë. Derisa deputetët po diskutonin në Kuvend popat serbë dhe një numër i qytetarëve protestonin në rrugët e Podgoricës.

Popat serbë dhe një pjesë e opozitës serbe e konsiderojnë ligjin e propozuar antikushtetues dhe diskriminues dhe kërkoi të tërhiqet nga procedura dhe mos të votohet.

Me thirrje të opozitës serbe qytetarët kanë bllokuar rrugët në Beranë, Bjello Pole, Tivarë٫ Plevlë٫ Nikshiq, Budvë, Herceg Novi dhe për një kohë ishte u bllokuar edhe rruga drejt aeroportit të Podgoricës.

Kreu i opozitës serbe Andrija Mandiq tha në Kuvend se nëse nuk hiqet dorë nga ligji, “kjo do të jetë një fatkeqësi për Malin e Zi”.

“Unë i bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të luftës që nga ’91. dhe ’99. të jenë gati! Mund të llogarisni tek më e keqja, do të konfrontohemi”, tha Mandiq.

U Nikšiću probijena policijska blokada
Put u blokadi od 11 sati (Foto Radio Crne Gore)
Sa protesta u Budvi
Građani okupljeni na mostu Blaža Jovanovića
Policija na Zlatici
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!