Beogradi ndihmon komunën e Nikshiqit me dy milionë euro

Arka komunale e Nikshiqit është dy milionë euro më e plotë, falë ndihmës së qytetit të Beogradit dhe Serbisë. Kështu tha në konferencën e jashtëzakonshme për media, njeriu i parë i komunës, Marko Kovaçeviq.

Paratë do të përdoren për financimin e disa projekteve dhe marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Nikshiqit u arrit gjatë bisedimeve që Kovaçeviq dhe njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, kishin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryebashkiakun e Beogradit, Zoran Radojiçiq.

“Kjo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetin tonë dhe tregon se sa shumë respektohet Nikshiqi. Me këtë ne e kemi përmbushur premtimin se do t’i përdorim lidhjet tona politike në rajon për të mirën e qytetit dhe të bashkëqytetarëve tanë. Projektet që do të financohen nga kjo mbështetje do të jenë në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha kryetari i Komunës./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!