Talenti kuqezi i Interit, Rei Manaj do të luajë gjysmën e mbetur të sezonit te Frosinone, aty ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti.
Menaxheri i sulmuesit shqiptar, Jimmy Fontana, ka pohuar se praktikisht është mbyllur akordi me zikaltërit për afrimin e manajt.Huazimi i 18-vjeçarit brenda një klubi që militon në Serinë A, i jep mundësinë për tu rritur profesionalisht duke marrë disa minuta aktivizimi në lojë.
Sipas shtypit italian, marrëveshja praktikisht është e mbyllur, por mbetet vetëm zyrtarizimi i huazimit të lojtarit, i cili pritet të firmoë kontratën 6-mujore me skuadrën e Frosinones.