Gjeloshaj përkrah planin e Malit të Zi pozitiv për dalje nga kriza!

Sot ka vazhduar dita e tretë e diskutimeve në Parlamentin e Malit të Zi rreth votbesimit të qeverisë ku për shumë orë diskutimet, debatet dhe akuzat e ndërsjellta nuk kanë munguar. Deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj në fjalën e tij është shprehur se po të kishte qenë nga fillimi deputet i këtij parlamenti kurrë nuk kishte votuar një qeveri pa përfaqësues shqiptarë. Ai u shpreh se të gjitha çështjet janë ende të hapura dhe asnjë gjë nuk është zgjidhur.

“Jemi të vetdishem se problemet tona nuk mund të zgjidhen nga karriget opozitare dhe ky është manipulim nga ata që nuk ja duen të mirën shqiptarëve, por po shihet se edhe kur jemi pjesë e shumicës nuk po zgjidhet gjë, Gjeka dhe Nimanbegu i kane dhënë përkrahje kësaj shumice por nuk ka pasur zgjidhje” është shprehur Gjeloshaj.

“Shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur dhe ky duhet të jetë paralajmërim për ju, për bashkëpunëtorët tuaj në mënyrë që qeveria të jetë më e sukseshme dhe shqiptarët më të kënaqur” është shprehur Gjeloshaj

Ai ka përkrahur planin e Malit të Zi pozitiv për të dalë nga kriza politike dhe propozoj të shtohen edhe kërkesat e tij.

Ai gjithashtu perseriti se nuk mund të bëhet pjesë e atyre që nuk e njohin Kosovën janë kundra NATO, që flamurin shqiptarë e shohin si provokim, me ata që adhurojnë Millosheviqin dhe Sheshelin dhe që Srebrenica nuk ju duket krim.

– Zgjedhjet e reja lokale në Tuz deri në fund të vitit.
-Përkrahje nga shumica e re për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, që shqiptarëve ju kthehen të drejtat nga ligji i kaluar.
-Qeveria e re si kusht i të gjitha kushteve të ketë ministrinë nga partitë shqiptare, që duhet të bëhet rregull si ligj për të gjitha qeveritë e ardhshme.

Janë kërkesat e Gjeloshaj.

/Malësia.ME/

Shperndaje