Qeveria fiton Besimin: Gjukanoviq pranon planin, i ofron opozitës ministritë kryesore

Qeveria e Kryeministrit Milo Gjukanoviq ka fitur mbështetjen e 42 deputetëve, ndërsa 20 ishin kundër.

Në fund të debatit tre ditor në Parlamentin e Malit të Zi, në fjalën e fundit para votimit Gjukanoviq ka thënë se problemi kryesorë është lista e votuesve dhe keqperdorimi i resurseve shtetërore gjatë procesit zgjedhor.

Ai ka pranuar propozimin e platformës së Malit të Zi pozitiv dhe i ka ofruar opozitës ministritë kryesore, Ministrinë e Financave, Ministrinë e punëve sociale, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e brëndshme dhe nënkryetarin e qeverisë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!