Gjeloshaj: Kemi filluar përgatitjen e ligjeve që Malësia të fitojë komunën

Në fillim të sesionit pranverore, koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur” do të dorëzojnë propozim ligjet në Kuvendin e Malit të Zi, në mënyrë që Malësia të fitojë komunën e plotë.

Nik GjeloshajPërfaqësuesi i këti koalicioni Nik Gjeloshaj dje për gazetën ”Dan” ka thënë se këto ligje do të miratohen në afatin kohorë që është e përcaktuar, si projekt politik i përbashkët me anëtarët tjerë të koalicionit.

Në kënaqësi të koalicionit tonë dhe të qytetarëve të Malësisë kurse për fatë të keq të disa individëve nga vrima e miut, Malësia shum shpejt do fitojë statusin e komunës së plotë, tha Gjeloshaj.

Siç deklaroi Gjeloshaj, informacionet se Qeveria nuk ka filluar të punojë në ndryshimet e ligjeve janë të sakta, por që Qeveria nuk duhet të përgadisë këto ligje, por këtë duhet të bëjë koalicioni ”Shqiptarët të Vëdosur”.

Dua të njoftojë opinionin se koalicioni ”Shqiptarët të Vëdosur” kanë filluar tashmë të punojmë në ligjet që do të miratohen. Konkretisht, të hënën Nimanbegu dhe unë disa orë kemi prëgaditur këto propozim ligje.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, me të cilin parashikohet formimi i komunës së Malësisë si të gjitha komunat tjera në Mal ë Zi, do të dorëzohet në Kuvendin e Malit të Zi nga deputeti i ”Shqiptarëve të Vëndosur” Genci Nimanbegu me nënshkrime edhe të deputetëve tjerë nga partitë që përbëjnë shumicën, u shprehë Gjeloshaj.

Ai njoftoi se kryesisa e koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” mbrëmë e kishin të caktuar mbledhjen./Malësia.ME/

Shperndaje