Ministri Zenka takon Ambasadoren e SHBA-së: Biseduan edhe për komunën e Tuzit

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka u takua të enjten me Ambasadoren e SHBA-së në Podgoricë, Margaret Ann Uyehara.

Në mes tjerash, Zenka i vlerësoi si të rëndësishme ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi. “Zgjidhjet e reja (në Ligj) do të mundësonin që Komuna urbane e Tuzit Malësisë të marrë statusin e Komunës së plotë”.

Uyehara tha se SHBA do të mbetet partner i fortë i Malit të Zi për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Do të vazhdojmë të japim përkrahjen për avancimin e mëtejmë të proceseve integruese në Mal të Zi, si dhe forcimit të kapaciteteve në këtë rrugë”, u shpreh Uyehara.

Shperndaje