Hoxhaj në Podgoricë, demarkacioni drejt zgjidhjes?

Lidershipi kosovar duket se ka intensifikuar kontaktet me qeverinë e Malit të Zi për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit.

Ashtu siç u raportuar edhe në media, qeveria e Kosovës mund të arrijë ndonjë marrëveshje me shtetin fqinj, në mënyrë që pastaj demarkacioni të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar dje në Podgoricë me ministrin e Jashtëm Srgjan Darmanoviq

“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanovic ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Vetëm pas 10 ditësh, Prishtinën do ta vizitoj për herë të parë Kryeministri i Malit të Zi, Markoviq dhe një nga temat me shumë interes pritet të jetë demarkacioni

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!