Forca, telegram ngushëllimi ambasadës së Turqisë në Mal të Zi

Ngushëllime te sinqerta për viktimat e tërmetit ne Turqi

Në emër te Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta për viktimat e tërmetit të datës 24 janar 2020.

Tërmetin e fuqishëm qe goditi Turqinë Lindore me epiqendër në zonën Elazig ku u shënua një numër i madh i viktimave, e përjetuam shume rëndë dhe me dhimbje të thellë.

Prandaj, familjeve të viktimave dhe popullit turk u përcjellim ngushëllimet tona, kurse të lënduarve ju urojmë që të kenë shërim sa më të shpejtë.

Sinqerisht,

Kryetar

Nazif Cungu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!