Qeveria do të kërkojë përgjegjësinë për shkak të regjistrimeve të pa ligjshme

“Qeveria e Malit të Zi nuk kërkon vetëm korrigjimin e regjistrimit të pronës shtetërore të Kishës ortodokse serbe, por ekskluzivisht edhe përgjegjësin e personave të cilët kanë marrë pjesë në këtë vepër”, ka deklaruar Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka.

Ai në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda” ka theksuar se përgjegjësinë do ta hetojnë organet gjyqësore. Qeveria, ka theksuar ai, do të ndërmarr hapa konkret që të verifikohen vendimet kontestuese dhe pastaj përmes institucioneve kompetente do të përpiqet të zbulojë të drejtën.

“Qeveria nuk kërkon vetëm korrigjimin e regjistrimit të pronës por ekskluzivisht kërkon edhe përgjegjësinë e personave që kanë marrë pjesë në këto veprime”, ka theksuar ai.

Zenka ka theksuar se Mitropolia malazezo- bregdetare e ka një autonomi të caktuar dhe se ajo është adresë për bisedime. Ai po ashtu ka theksuar se të gjithë e kanë të qartë se mitropoliti Amfillohije është personi i parë i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Sipas fjalëve të tij, kjo Mitropoli ka një farë autonomie në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe dhe këtu në Mal të Zi ajo është adresë për bisedime,”gjë të cilën e thotë edhe Amfillohije”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!