Vandalizohet Flamuri shqiptar në urën e Tërgajes në Malësi

Flamuri shqiptar i cili gjindet në urën e Tërgajes, në Lumin Cem në komunën e Tuzit, është zhgarravitur sot nga disa persona.

Në vend të shqiponjës është vendosur simboli serb  4 S, të cilët janë simbole të shovinizmit serbomadh.

Shqiponja kuq e zi ishte punuar nga disa të rinjë para disa viteve dhe kjo është hera e dytë që vandalizohet dhe vendosen simbole serbe mbi të./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!