Kryeministri Krivokapiq dhe Ministri Leposaviq, takim me përfaqësuesit e këshillave kombëtarë

Faik Nika (KKSH) i njoftoi me problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët

Të nderuar,

ju informoj se kemi zhvilluar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe Ministrin e Drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe pakicave Vlladimir Leposaviq.

Gjatë takimit e njoftova kryeministin Krivokapiq dhe ministrin Leposaviq me situatën e KKSH-së, me aktivitetet e deritashme, duke theksuar vështirësitë dhe problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi, duke filluar nga përfaqësim jo proporcional në organet shtetërore, çështjet e arsimit në gjuhën shqipe, nevoja për investime dhe zhvillim në trevat e banuara nga shqiptarët, nevoja për decentralizimin e pushtetit, në veçanti kur është fjala për planifikimin hapsinor, etj.

Gjithashtu kemi diskutuar mbi problematikat me të cilat ballafaqohen Këshillat Kombëtare siç janë: kuadri ligjor dhe zbatimi, situata financiare për funksionim dhe zhvillimin e projekteve të mirëfillta, funksionimin i Fondit për pakica etj. Kryeministri Krivokapiq dhe ministri Leposaviq janë zotuar se kjo qeveri do të punojë në ngritjen e shkallës së respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave në nivelin më të lartë të mundshëm dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e Këshillave Kombëtare, kurse ministri Leposaviq ka theksuar se ministria do të mbrojë këshillat nga çfarëdo llojë ndikimi, në mënyrë që këshillat të veprojnë lirshëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave nacionale, ndërsa po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve më të cilat ballafaqohen pakicat kombëtare në Mal të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!