Nova S: Abazoviq i gatshëm të nënshkruaj Marrëveshjen Themelore

Në takimin me Patriarkun e Kishes Ortodokse Serbe Porfirio, zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq i tha patriarkut se është i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen Themelore dhe se ajo duhet të harmonizohet plotësisht me interesat e të dyja palëve, raporton Nova S, duke cituar burimet nga KOS.

Sipas këtyre burimeve, Porfirije ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshje me Qeverinë aktuale të Malit të Zi, “sepse beson se ajo do të bjerë së shpejti dhe nënshkrimi eventual i Marrëveshjes Themelore mund të kontestohet dhe nuk do të kishte legjitimitet.”

Shperndaje