Bora bllokon Ulqinin, mbyllen shkollat

Ditët e ftohta që po mbretërojnë në Ballkan dhe bora që ka zbardhë shumë vende nuk ka lënë edhe vendet bregdetare pa petkun e saj.

Kësaj here bora ka zbardhë edhe qytetin e Ulqinit.

Bora që ka rënë rë gjatë ditës dhe mbrëmjës së të hënës ka paralizuar në masë të madhe qytetin e Ulqinit. Lartësia e shtresës së borës mbi 10cm, jo e zakonshme për këtë qytet, ka bërë të vështirë levizjet në rrugët kryesore të qytetit ndërsa të pamundur në rrugët sekondare të tij.

Për shkak të motit me borë dhe numrit të numrit të vogël të nxënësve që kishin ardhur, shkollat e qytetit kanë anuluar punën për ditën e marte, shkruan Ulqini Online./Malësia.ME/

Bora zbardh edhe Ulqinin [FOTO]

Shperndaje