I ftohti siberian ka përfshirë Ballkanin dhe gjithë Evropën. Pjesë të Kosovës, Maqedonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi, janë mbuluar nga bora dhe ngrica, ku në Kroaci moti i keq shënoi edhe viktimën e parë.
Borë gjatë natës, ra pothuajse në të gjitha qytetet e Malit të Zi. Më së shumti, natyrisht ka në veri të venditm, ka edhe në qytetet bregdetare, poashtu bora nuk e ka kapërcyer as Malësin. Në Malësi ka ra disa centimetra, por që nuk ka probleme të theksuara në komunikacion. Siç mësojmë në shkollën fillore ”Mahmut Lekiq” në Tuz dhe Gjimnazin ”25 Maji” nuk është zhvilluar procesi mesimor i plotë.
Sot temperatura minimale do të jenë -7 gradë, ndërsa ajo maksimale 6 gradë.
Meteorologët për nesër parashikojnë temperatura shumë të ulëta, kështu që temperatura në mëngjes në kryeqytetë do të ulët deri në minus tetë gradë.
Sot në mëngjes në shtatë ora në Podgoricë temperatura ishte minus dy gradë, ndërsa më së ftohti ishte në Zhablak -17 gradë.
Në Mal të Zi, për shkak të borës, e cila ka rënë në shumicën e vendit, rrugët janë të lagështa dhe të rrëshqitshme. Nga Shoqata Auto Moto e Malit të Zi rekomandojnë lëvizje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatur./Malësia.ME/
Autor: Anton Gjokaj