Grupi Parlamentar i Republikës së Kosovës, gjegjësisht Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media qëndruan për vizite në Malësi.
Delegacion përbëhej nga deputetët e të gjitha partive parlamentare në Kosovë, nga kryetari i komisionit Nait Hasani deputetët Milaim Zeka, Rasim Selmanaj, Fisnik Ismaili,Valon Ramadani, Arban Abrashi, Albert Kinolli, Ismet Rrahmani si dhe koordinatoret e Komisionit Mirjeta Heta, Drita Morina, dhe Kimete Cimili,
Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq dhe kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj me bashkëpunëtorë.
Me datën 25 dhe 26 Grupi Parlamentar i Republikës së Kosovës vizitoi edhe Plavën dhe Gucin. Pjese e këti delegacioni ishte edhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë Skender Dormishi. Delegacioni pati takime edhe me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH) në Plavë-Guci dhe në Malësi.
Më poshtë mund të lexoni postimin e deputetit të Vetëvendosjes Fisnik Ismaili:
Me kolegët deputetë të Komisionit për Administratë Lokale dhe Media, po i kalojmë disa ditë në Mal të Zi. Para se me i vizitue deputetët dhe zyrtarët e qeverisë së Podgoricës për çashtjet e Ligjit për Prishtinën, i kaluem dy ditë në Plavë, Guci e Tuz edhe mësuem shumë për shqiptarët e këtij rajoni.
Që kanë probleme, e kemi dijtë gjithmonë. Por pakkush është në dijeni se janë kaq të theksueme, posaçërisht shpërngulja masive e shqiptarëve nga ato troje. Mësuem se duhet me e shtye çështjen e pikës kufitare dhe rrugës që e lidhë Malësinë me Deçanin.
Poashtu u njoftuem me një projekt ide që kish me e lidhë masivin e Bjeshkëve të Nemuna në tri shtetet, që kish me i ngjallë Rugovën, Malësinë, Thethin e Valbonën, në një resort fenomenal turistik të përbashkët. Duhet shty të tri qeveritë shuuuuumë për vullnet e realizim të këtij projekti.
Sot u diskutie edhe Ligji për RTK-në nga pikëvështrimi i drejtoreshës së RTCG (Radio Televizioni i Malit të Zi) edhe hapësira që iu jepet shqiptarëve në televizionin e këtushëm publik.
Falënderim të veçantë të gjithë njerëzve të mirë që na pritën aq mirë në Plavë, Guci e Tuz, dhe Ambasadorit Skender Durmishi, që na mirëpriti gjatë këtij udhëtimi (foto në Ambasadë) .
Mbas kësaj, pritet që Ligji për Prishtinën me u procedue tutje, bashkë me Ligjin për RTK-në, edhe shumë, shumë punë e vullnet për realizimin e rrugës Plavë-Deçan.