Ministri Hrapoviq: Mbetet në Zogaj karantina për korona virus

Probabiliteti që koronavirusi të vijë në Mal të Zi po rritet përkundër masave të cilat zbatohen, njoftoi ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq në konferencën për gazetarë të Trupit Kombëtar të Koordinimit për Sëmundje Infektive.

Duke folur për karantinën e mundshme, Hrapoviq tha se Zogajt në Ulqin mbeten, por Ministria po shqyrton edhe disa lokacione të tjera.

Qeveria e Malit të Zi më herët njoftoi se “në rast të sëmundjes masovike ose të shfaqjes së koronavirusit karantina ndoshta do të ndërtohet në ish repartin ushtarak Zogaj në Ulqin”./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!