Rekord i turistëve shqiptarë në Mal të Zi – Rritje me 15.6% gjatë Dhjetorit

Të dhënat e agjencisë së statistikave të Malit të Zi (Monstat) tregojnë se gjatë Dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, numri i turistëve shqiptarë është rritur ndjeshëm, me rreth 15.6%, në 5142 individë. Koha mesatare e qëndrimit e shprehur në netë fiksohet në 1.69, thonë të dhënat zyrtare. Shifrat tregojnë se shqiptarët janë grupimi më i madh i turistëve të huaj në vend gjatë Dhjetorit, e po ashtu edhe grupimi që raporton rritjen më të madhe mes të gjitha kombësive të tjera.

Shqiptarët përbëjnë kështu 13% të totalit të vizitorëve të huaj në mal të Zi gjatë dhjetorit. Muaji i fundit i viti, por edhe muaji i parë janë më të frekuentuarit nga shqiptarët në Mal të Zi. 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!