Javën e ardhshme, Daboviq (PDS) kryetar Komune, Sulejemani (PD) kryetar Kuvendi

Javën e ardhshme, në krye të Ulqinit do të vijë Aleksandar Daboviq nga PDS, i cili aktualisht mbulon pozitën e arkitektit kryesor të qytetit, ndërsa pozita e kryetarit të Kuvendit Komunale pritet t’i përkasë Haxhi Sulejmanit nga radhët e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës.

21 këshilltarë nga radhët e PDS, PD, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Social Demokratët dhe Partia Boshnjake, iniciuan mbledhjen e Kuvendit lokal për sot, por seanca nuk u thirr.

Seanca pritet të zhvillohet në fund të javës tjetër ku kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Çapuni do të japë dorëheqje dhe pas kësaj, do të emërohet kryetari i ri i Kuvendit, Haxhi Sulejmani.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!