Nimanbegu mesazh Qeverisë dhe Abazoviqit: Ju nuk jeni shteti, shteti është edhe populli

Pushteti dhe Shteti

Pas intervistes Tv stacionit A1, dhe kësaj radhe jo me tweet, qytetarëve (si dhe udhëheqësve të tyre të zgjedhur) i bëhet me dije: “ Nuk ka loj me Shtetin, rregullat janë të njëjta për të gjithë, dhe për ato Komuna ku situata është e mirë si për ato ku është e keqe.”

Qeveria Krivokapiq-Abazoviq, e ku për gabimin precedental e njehsojmë edhe ministreshën Boroviniq-Bojoviq dhe Galiq, dhe ndonjë nga PTHSH (prokuroria themelore e shtetit) janë Shtet. Me ato nuk ka lojra. Ato i kanë rregullat e njëjta për të gjithë!

Abazoviqi dmth Shtetin e barazon me Qeveri ose me vehten pasi ato që kan përcaktuar rregullat janë ato. A po ju duket e njohtur kjo?

Çka është atëher populli, ndaj të cilit duhet ushtruar dhunë nëse nuk rrespektojnë rregullat. Kush duhet të trembet shtetit? Pasi që Shteti i ka jap rregullat e njëjta për të gjithë? Pasi që populli duhen të hesht dhe të mos luajnë me Shtet! Sepse Shteti është i drejt dhe të gjithë i trajton njësoj.

Në Konventën e Montevideos nga 1933, Mbi të drejtat dhe detyrat e Shtetit thuhet: Shteti është subjekt i drejtës ndërkombëtare i cili ka këto cilësi: (a) popullsinë e përhershme (b) territorin e definuar (c) Qeverinë (ose Pushtetin) dhe (d) kapacitet që të kryejnë mardhënie me shtete tjera. Nuk jeni ju Shtet, Shtet janë edhe populli në Mal të Zi, dhe nëse nuk më besoni mua besoni Montevideos.

Si ato në Berane dhe ato në Tuz dhe Cetinë, si dhe të gjithë ato 620,000 sipas Monstatit dhe 189,000 që jetojnë në Podgoricë.Si dhe ato që kanë situatë të mirë dhe të keqe. Nëse infektimi paraqitet në Tuz (mars 2020) ato plotësisht mbyllen, Kur infektimi paraqitet në Podgoricë, ku infektimi nga Nëntori nuk ulet më pak se 1200 nga ISHP-ja, atëherë prap Tuzi mbyllet. Asnjë ditë me më pak se 3,000 të infektuar dhe së paku 100 të infektuar në ditë në Podgoricë në më se 100-ditët e fundit! Ato shkonë në Tuz, por edhe në Kollashin. Pra, Kollashini gjithashtu mbyllet?

Pasi që rregullat janë të njëjta për të gjithë. Ja pra që nuk janë të njëjta. Precedenti i bëhet Tuzit, së pari herë pa shpallje të rregullave, pa afat hyrjes në fuqi prej 24 apo 48 oresh. Se çka mendon Shteti lexon Galiqi.Pranojeni keni gabuar, mos kërcnoni me Shtet, mos i ndigjoni apo dhe mos jeni politikan që nuk kan guxim të jenë të drejt dhe për drejtësi vetëm arsye të F..King votimeve të Nikshiqit dhe paraqykimeve dhe ndarjeve të trashëguara. Bëhuni të drejt dhe për drejtësi bëjeni një hap mbrapa.Pasi që arrestimin e atyre që duan të punojnë, ngitja e aktpadisë për arsye të mbrojtjes së popullsisë së vet nuk e bën Shteti, e bënë Pushteti ose Qeveria MZ, që të mos e emroj me mbiemrin e dymbëthjetëve.

Plus këtu ndonjë PTHSH (ODT)The tani shifni se kush luan me Shtet, bile kush po luan dhe si po luan.Shpreh keqardhje që më heret nuk e kisha informatën që kolegu Milan Knezheviq pati gadishmëri me ardh në Tuz, ai pati përgjegjësi dhe solidaritet të vij dhe të ndihmojë që të arritet deri te zgjidhja e përshtatëshme për të gjithë. Jam i sigurt që Milani sikur edhe unë do të pritej me duartrokitje nga populli i Shtetit tim dhe të tij. Shtetit asgjë nuk do ti mungonte, këte të jeni të sigurt. Është dasht që të vinte pasi që populli ishte aty.

Populli nuk ka mjete dhune si Pushteti, por kan kurajo dhe përgjegjësi të reagojnë në rregulla diskriminuese. Në realitet, kur dikush luan me Shtet, dhe në këtë loj shteti është i padrejt atëherë Shteti nuk do të vlej as edhe një bathë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!