Tifozët shqiptarë mund ta zgjedhin sloganin që do të vendoset në autobusin e Kombëtares në EURO 2016.
Në prag të Kampionatit Evropian Shqipëria, si të gjitha kombëtaret e tjera, do të ketë autobusin e saj zyrtar me të cilin do të udhëtojë, dhe pjesë e tij do të jetë edhe një slogan i cili mund të përzgjidhet nga fansat.
UEFA ka hapur një votim, dhe ka dhënë tri slogane nga të cilat më e votuara do të vendoset në autobusin e Shqipërisë, transmeton Koha.net.
Sloganet janë: “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar!”, “Fluturo Shqipe”, dhe “Ti Shqipëri më jep nder!”.
Për të zgjedhur njërin prej tyre mund të votoni KËTU.