ASH: Respektuan marrëveshjen për komunë, përkrahim kandidatin e DPS

Kryesia e Alternatives Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur mbrëm, vendosi të mbështesë kandidatin e koalicionit qeverisës në nivel republikan, Millo Gjukanoviq.

“Jemi të bindur se ai personalisht është garanci e integrimeve euroatlantike, i raporteve të mira në rajon dhe garant i demokracisë multietnike në Mal të Zi. Ne jemi gjithashtu të bindur se politika e jashtme e koalicionit qeverisës ka kontribuar në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira midis Malit të Zi me Shqipërinë dhe Kosovën”.

Duhet të shtohet se si partner i koalicionit në nivel shtetëror, kemi realizuar komunën e plotë të Tuzit dhe kjo është një arsye tjetër për të mbështetur z. Gjukanoviq i cili ka garantuar se në shtator do shpalli zgjedhjet për komunë të plotë, dhe kështu vendosim pikë në kërkesat tona shumëvjeçare, thuhet në deklaratën e ASH-së./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!