Bojaniq: Është për tu dënuar arrestimi i Gjuriq

Kandidati presidencial Mlladen Bojaniq ngjarjen që ka ndodhur dje në Kosovë e ka cilësuar si incident të rëndë dhe paralajmërim që duhet të na shqetësoi të gjithëve. Kemi gjendje konflikti të ngrirë, që kërkon seriozitet nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, si dhe përmbajtje në mënyrë që të hapet hapësira për dialog, tha Bojaniq.

Është për tu dënuar arrestimi i drejtorit të Zyrës për KeM z. Gjuriq, sepse kjo nuk është mënura e as kontribut që marrëdhëniet të fillojnë të lëvizin ndjeshëm drejt stabilitetit aq të nevojshëm, jo vetëm në relacionin Beograd – Prishtinë, por në të gjithë rajonin, deklaroi Bojaniq.

Edhe kandidati tjeter për president Marko Millaçiq e ka dënuar arrestimin e Gjuriq dhe e ka quajtur akt terrorist.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arresoti drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq në Mitrovicë, pasi kishte hyrë në Kosovë pa leje dhe në mënyr ilegale./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!