Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 15 prill do të marrin pjesë 7 kandidatë.
Afati për dorëzimin e kandidaturave ka skaduar mbrëmë në mesnatë.
Të përkujtojmë se në këto zgjedhje do të marrin pjesë, Millo Gjukanoviq, Mlladen Bojaniq, Draginja Vuksanoviq, Vasilije Miliçkoviq, Marko Millaçiq, Dobrillo Dedeiq dhe Hasbia Kallaç. Shorti për renditjen e kandidatëve në listën zgjedhore presidenciale do të mbahet nesër, njofton rtcg.
Zgjedhjet presidenciale me 15 prill do të jenë zgjedhjet e 7-ta prej futjes së sistemit shumë partiak në Mal të Zi. Të theksojmë këtu se president të Malit të Zi deri tani kanë qenë, Momir Bullatoviq- dy mandate, Millo Gjukanoviq- një mandat dhe Filip Vujanoviq- tri mandate.