Vazhdon furnizimi i banorëve në komunën e Tuzit

Edhe krahas situatës së krijuar dhe, për fat të keq, numrit në rritje të infektuarve me Covid 19, në komunën e Tuzit, furnizimi i banorëve të Tuzit dhe në mbarë Malësinë, është duke funksionuar sipas planit të hartuar nga Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme.

Mëngjesin e sotëm dhe gjatë ditës, shpërndarja e bukës ishte edhe më efikase, pasi tashmë, është rritur numri i volunterëve të cilët janë kyçur në realizimin e këtij aksionit si dhe në përgjigje të kërkesave tjera të qytetarëve. Sot po ashtu, volunterët, kanë vazhduar edhe shpërndarjen e pakove me artikuj të nevojshëm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!