Nimanbegu: Dilni në zgjedhje, nxitini edhe familjarët tuaj të dalin në votim

Obligimin e vet qytetar e kreu edhe bartësi i listës Forca e re Demokratike, i cili ftoi qytetaret të dalin në zgjedhje dhe të merrin pjesë në jetën politike.

Ju bëj thirrje të gjithëve, që të dilni në zgjedhje,të nxitini edhe familjarët tuaj të dalin në votim. Të gjithë duhet të merrni pjesë në jetën politike të Komunës së Ulqinit. Vota është fuqia juaj për të vendosur ardhmërinë, tha Nimanbegu.

Pritshmëritë tona, pritshmëritë e Forcës janë që të vërtetojë që jemi subjekti më i madh, jo vetëm në komunën tonë, por edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe besojmë që populli këtë do ta vlerësojë me votën e lirë, deklaroi Nimanbegu,

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!